Lazio, Tare pezullohet dhe gjobitet për kërcënime ndaj arbitrit

Ndeshja e prapambetur e kampionatit mes Lazios dhe Torinos përfundoi 0-0 me Torinon që siguroi matematikisht qëndrimin në Serie A,por që la shenjë në aspektin disiplinor. Pas polemikave mes Immobiles dhe presidentit Cairo, u dhanë masa për 2 drejtuesut nga Gjykatësi Sportiv. Kështu Drejtori Sportiv I Lazios, Igli Tare u dënua me pezullim deri në 31 maj dhe me një gjobë prej 5 mijë Euro, ndërkohë që u sanksionua edhe Davide Vagnati.

Tare u pezullua sepse në fund të pjesës së parë në tunelin që të conte në dhomat e zhveshjes, iu drejtua me tone kërcënuese ndaj arbitrit të ndeshjes, ndërsa për Vagnati pezullimi ishte për një frazë blasfemie

Përsa i përket fushës së lojës, me 1 ndeshje pezullim u dënuan 3 futbollistë të Lazios që e mbyllin përpara kohe kampionatin; Andreas Pereira, Luis Alberto dhe Luiz Felipe. Me një ndeshje pezullim u dënua edhe assistenti i Nicolas për një frazë blasfemie të thënë në castet e fundit të ndeshjes.

Sfidanti.al