Për Lautaro Martinez projektohet një verë e gjatë dhe jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në atë të merkatos së transferimeve. Së fundmi sulmuesi argjentinas i Interit është vënë edhe në shënjestrën e Manchester City që ka marrë krahë pas vendimit të CAS për heqjen e dënimit të UEFA kundrejt klubit anglez.
Citizens kishin marrë informacionet për Lautaro Martinez që konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Kun Agueros. Në muajt e kaluar ky opsion u refuzua nga vetë Lautaro që nuk donte t’ia dinte për opsionet e tjera pasi zgjedhja e tij ishte; ose Barcelona, ose qëndrimi te Interi. Por tani projektet e skuadrës së Guardiolës kanë marrë një hov të ri dhe mundësitë ekonomike të klubit janë më të shumta se të Barcelonës me Manchester City që mund ta bëjë një ofertë me shifra të përafërta me atë të klauzolës së kontratës së sulmuesit për të cilën interi mund të mendohet. Në këtë pikë për Barcelonën për të mbyllur këtë cështje për një kohë të shkurtër është dicka e vështire.
Sigurisht në këtë pikë, vullneti i futbollistit është për t’u verifikuar. Lautaro Martinez mund të presë 1 vit që treni Messi të kalojë, ndërkohë që duket se Premier League nuk është në krye të listës së dëshirave të tij. Për më tepër, është për t’u parë edhe disponibiliteti i Interit për të shitur futbollistin.
Sfidanti.al