Setien dorëzohet: Shpresoj të jem trajner i Barcelonës në Champions, por nuk e di…

Të jesh trajner i Barcelonës është një nder, por edhe një impenjim shumë i madh dhe pankina e Quique Setien është tashmë në rrezik. Pas disfatës me Osasunën dhe fitores së titullit në La Liga nga ana e Realit të Madridit, trajneri shpjegon se nuk është i sigurt për praninë e tij në stolin e skuadrës katalanase as në fazën finale të Ligës së Kampioneve

‘Shpresoj që të jem trajner i Barcelonës në Ligën e kampioneve, por nuk e di-tha Setien duke dhënë një sinjal shqetësues pikërisht disa javë përpara ndeshjes së Barcelonës me Napolin në Camp Nou. Messi shtoi dozën e presionit teksa deklaroi se nëse Barcelona luan në këtë mënyrë, Napoli do ta eliminojë me lehtësi. Rezultatet janë ato që kanë më shumë rëndësi dhe Setien e di këtë.

‘Duhet të bëjmë autokritike, përndryshe do të paragjykojmë gjithcka kemi ndërmend të bëjmë-vijoi Setien-këto muaj u përpoqëm të përmirësoheshim edhe pse gjithcka lidhet me suksesin.  Kundërshtari gjuajti 3 herë në portë duke shënuar 2 gola, ne tentuam në 15 raste që nuk mjaftuan për të evituar humbjen’.

Ndërkaq, hija e Xavi po zgjatet në Camp Nou. Kampioni I botës në 2010, që aktualisht është në Katar, që kur luante ishte trajneri i Barcelonës në fushë dhe impresioni është se do të jetë edhe në pankinën blaugrana.

Sfidanti.al