Në fushë në pjesën e dytë, Lautaro Martinez u prek thellë nga ajo që ndodhi para Brazil-Argjentinë, me tifozët e Albiceleste të rrahur nga policia braziliane me shumë tifozë të lënduar. Zikaltëri, i cili më pas u kënaq me festimet për fitoren 1-0, ka komentuar edhe incidentin në rrjetet sociale.
“Është turp çdo gjë që ndodhi para fillimit të ndeshjes”, shkruan Il Toro në Instagram. “E njëjta gjë ndodh gjithmonë në këtë vend. Faleminderit të gjithë njerëzve që erdhën për mbështetjen, ne do t’i mbrojmë gjithmonë në fushë”. Për suksesin që i lejoi Argjentinës të merrte kryesimin në grupin e Amerikës së Jugut përpara Kupës së Botës 2026: “Kjo skuadër vazhdon të bëjë histori” Lautaro pritet në Itali në orët e ardhshme: Inzaghi e pret në prag të derbit italian të dielën mes Juventusit dhe Interit.
sfidanti.al