Ata që besojnë do të thoshin se “ç’janë këta njerëz që nuk kanë frikë as nga Zoti”. Të tjerët, do të tronditeshin dhe do të përbuznin ata që meritojnë të quhen fundërrina të shoqërisë, për veprimin që bënë natën që Mino Raiola ndërroi jetë. Rafaela Pimenta, njeriu i afërt i Raiolës, është ajo që thotë se mori me mijëra mesazhe nga të pacipë të tillë që donin të blinin të drejtën për të përfaqësuar lojtarë si Halandi, Pogbaja, Benitezi, Areola apo Ksavi Simonsi. Ata u telefonuan këtyre lojtarëve, ndonëse morën përgjigjen e merituar.
Sfidanti.al