Kë zgjedh Bajerni, “100-milionëshin” Kejn apo “85-milionëshin” Vlahoviç?!

Ndoshta edhe nuk do të bëjnë lëvizje as për njërin dhe as për tjetrin, por informacioni nga Gjermania është që bavarezët nuk kanë ndërmend të shpenzojnë për sulmuesin serb. Është gazetari Florian Pletenberg, që punon për “Skaj Sportin” gjerman (Sky Sport) dhe që thotë se “çështja e Vlahoviçit nuk është e nxehtë tek Bajerni, pasi opinioni i brendshëm është që lojtari është tepër i shtrenjtë dhe se ekipi nuk ka nevojë për të, pra as që mund të cilësohet jnë çështje në verën e 2023-it”. Vlahoviçi do të kushtonte 85 milionë euro, ndërsa Bajerni për Harri Kejnin e Anglisë dhe të Totenhemit, do të duhej të paguante të paktën 100 milionë euro. Të shohim, por në Bavari thonë se klubi është duke u përgatitur për t’i dhënë kontratë të re Erik Maksim Çupo-Motingut!

Sfidanti.al