Lajm me helm : Murinjo gjeti vend të ri pune… në piceri!

Zhoze Murinjo u shkarkua si trajner i Mançester Junajtidit, duke e mbyllur pa lavdi aventurën që ai e filloi te ky klub më 2016. Ky trajner portugez nuk i solli Junajtidit atë që kërkonte prej kryesia e këtij klubi – të kthente në “Old Trafford” frymën dhe mentalitetin fitues.
Menjëherë mbas shkarkimit, Interneti nisi të gëlojë nga shakatë dhe ironitë në kurriz të Murinjos. Një nga shakatë më origjinale është ajo që bëri rrjeti mjaft i njohur i picerisë “Pizza Hat” që në uebsajtin e saj zyrtar publikoi njoftimin se Zhoze Murinjo kishte kërkuar që të punonte si kryekuzhinier në këtë piceri, por se kjo e fundit kishte kërkuar referenca suplementare nga Mançester Junajtidi!
Por lë t’i lemë shakatë mënjanë. Zhozeja për shkarkimin e tij para kohe do të marrë në dorë 22,5 milionë sterlina nga Junajtidi.
Sfidanti.al