Zidane: “Ronaldo është këtu dhe do të kërkojmë nga ai më shumë..

Ronaldo e ndërpreu “agjërimin” e tij, duke shënuar në dy nga ndeshjet e fundit të La Ligës spanjolle dhe duke arritur, kështu, shifrën 20 gola në të gjithë konkurrimet. Tani, ky sulmues i Realit ndodhet në vendin e 11-të midis golashënuesve më të mirë të Evropës, para Ikardit, Mbapes dhe Luis Suarezit.

Formën aktuale të Ronaldos e komentoi edhe Zidane: “Ronaldo është gjithnjë këtu dhe ne, gjithnjë, kërkojmë nga ai më shumë sesa nga të tjerët, sepse ai është një lojtar kyç në ekip. Mbas çdo ndeshjeje, njerëzit thonë se ai duhet të kishte dhënë më shumë, por, unë jam i kënaqur nga ai dhe lojtarët e tjerë”, vuri në dukje trajneri i Realit, Zidane.

Sfidanti.al