Asambleja gati për lojën hileqare, gol apo autogol do të bëhet me Shoqatat

Një nga personazhet më të njohur midis kandidatëve për anëtar të Komitetit Ekzekutiv është Eduard Prodani, ish-sekretar i FSHF-së, njohës deri në rrënjë i sistemit që ka mbërthyer futbollin prej vitesh. Madje është viktima e vitrinës, pasi ka marrë kartonin e kuq pasi “tradhëtoi” kauzën në rastin e publikimit të ndeshjeve të trukuara. Në një intervistë, në orët e fundit pranë Asamblesë, Prodani, paralajmëron se loja hileqare me shoqatat do të jetë si fushë e minuar në këto zgjedhje…

 Si e komentoni pjesemarrjen e 12 shoqatave ne votim duke pare se jane kontestuar nga kandidati per president Bashkim Fino.

Ekzistenca e nje numri subjektesh anetare te FSHF qe figurojne te mos kene qene asnjehere te regjistruara ne gjykate deshmon per papergjegjshmerine dhe paaftesine e organeve drejtuese te FSHF qe nga ana tjeter pretendojne se FSHF qenka ”nje cope Europe” ne Shqiperi.

Pretendimi se keto shoqata pavaresisht se nuk jane te rregjistruara ne gjykate funksionojne ne terren dhe se qenkan keto qe organizokan futbollin amator ne baze nuk eshte i vertete. Keto shoqata nuk egzistojne realisht dhe sherbejne vetem si emra subjektesh per te derguar delegate ne asamble kuptohet me vote te komanduar.

Ne kete kendveshtrim, pjesemarrja ne votim e perfaqesuesve te tyre eshte nje akt abuziv, jo ligjor, jo statutor qe s’duhet lejuar te ndodhe. Regjistrimi qe po perpiqet ne behet keto dite me mbeshtetje te forte nga pale te caktuara politike eshte po ashtu abuziv dhe I pavlefshem per pjesemarrjen e tyre ne asamble. Se pari sepse keto shoqata duhet te kene si anetare te tyre tere subjektet e futbollit te cilat duhet te votojne lirshmerisht statutin dhe organet drejtuese gje e cila nuk ka ndodhur. Se dyti sepse edhe po te konsiderohen anetare te rregullt qe ne te vertete nuk jane, ketyre subjekteve ju ka kaluar afati statutor per t’u regjistruar per pjesemarrje ne Asamble.

Insistimi per t’i sjelle te votojne ne asamble, pervec papergjegjshmerise institucionale, eshte dhe shenje frike nga rezultati i votimit dhe prove e pakundershtueshme I perpjekjeve per ta manipuluar ate. Pjesemarrja e tyre ne votim do t’i beje vendimet e kesaj asambleje objekt te padive gjyqesore dhe do ta fuse tere futbollin shqiptar ne nje situate kaotike.

 Besoni se do te jete nje gare e ndershme ne keto zgjedhje ne FSHF?

Nuk do te kete gare te ndershme ne keto zgjedhje. Vendosmeria per te sjelle ne votim shoqatat e tregon qarte kete. Por pervec kesaj, lista e delegateve votues ne asamble eshte manipuluar me dore te rende ne manyra nga me te ndryshmet nga administrata e FSHF qe ne vend te neutralitetit ka zgjedhur padyshim te jete pale me drejtuesit aktuale. Komisioni I verifikimit te asamblese qe ne te vertet duhet te ishte organi vendim-marres per certifikimin e anetareve pjesemarres ne asamble, delegateve dhe kandidaturave per organet drejtuese ne te vertete eshte trajtuar si nje “legalizues” i vendimeve te administrates thjesht duke firmosur ate qe ju jane vene perpara.Rregullorja e procedurave te asamblese dhe lista e delegateve i eshte vene me shume vonese ne dispozicion kandidateve alternative gje qe te le te dyshosh se gjate kesaj kohe lista eshte manipuluar ndersa kandidatet alternative jane mbajtur ne padije per sa i perket procedurave dhe strukturave pergjegjese per percaktimin e perberjes se asamblese. Per thjeshtesi shpjegimi, kjo eshte ekuivalente sikur ne zgjedhjet politike opozita te hyje ne fushate pa ligjin electoral dhe pa listen e zgjedhesve

Cilin kandidat per president e shikoni me te avantazhuar per te fituar?

Pavaresisht manovrave per manipulim te plote te asamblese ne favor te drejtuesve aktuale, zoti Fino dhe grupi i mbeshtetur prej tij jane fitues. Kjo sepse situata ne futbollin shqiptar kerkon me domosdo ndryshime. Drejtuesit aktuale kane provuar ne 16 vjet se nuk kane qene ne gjendje ta nxjerrin futbollin nga stanjacioni dhe kane demostruar shterpesi te theksuar idesh dhe vizionesh per ta udhehequr ate sidomos ne eren e re qe po fryn ne futbollin europian dhe boteror. Perves kesaj, me veprimet dhe mosveprimet e tyre ata jane pergjegjes dhe per nje numer fenomenesh negative qe kane lindur dhe lulezuar ne futboll gjate sundimit te tyre. Manipulimet me shoqatat, listat etj nuk do te mund t’i cojne shume larg pasi komuniteti i futbollit po ndergjegjesohet per te marre ne dore fatet e veta. Cilido qofte rezultati i votimit, proceset qe kane nisur nuk mund te ndalen.

 Eshte aluduar se ne keto zgjedhje ka nderhyrje nga politika. Si i shikoni ju keto aludime? Eshte e drejte qe nje politikan duhet te kandidoje per kreun e institucionit me te larte futbollistik ne vend?

Nuk ka asnje pengese ligjore dhe nuk shkelet asnje norme etike ne rast se nje politikan ne karriere vendos te kandidoje per ne FSHF. Perkundrazi, une do ta shihja si nje shans qe do t’I jepej futbollit per nje qeverisje me vizion me te gjere social dhe pergjegjshmeri me te larte publike elemente qe i mungojne dukshem futbollit shqiptar sot.

Nga ana tjeter, lobimi politik eshte perdorur rregullisht ne futbollin shqiptar ne mbeshtetje te drejtuesve aktuale dhe nuk ka pse anatemohet sot kur ky lobim nuk po shkon ne drejtimin qe i intereson dikujt.  Per sqarim te lexuesit them se ne kete fushate lobimi politik jo vetem qe eshte i dyaneshem por dhe krejt i barabarte nga pikepamja e votave qe mund t’u siguroje paleve ne gare.

Pyetja e vertete qe lind gjate trajtimit te kesaj ceshtje eshte ne fakt se pse pala politike qe gjithmone i ka mbeshtetur drejtuesit aktuale kesaj here i ka braktisuar ata? Mos valle ata e kane terhequr FSHF ne veprimtari politico-elektorale ne favor te ndonje force te caktuar poltike?

 A eshte diçka normale qe ne nje proçes zgjedhore te marrin pjese vezhgues te UEFA-s, apo ardhja e tyre ne Tirane eshte nje lloj konfirmimi i nderhyrjes se politikes ne zgjedhje ose nje lloj presioni qe te mbaje larg politiken?

 

Vezhuesit e FIFAs dhe UEFAs marrin pjese ne cdo asamble te pergjitheshme te federatave anetare sidomos kur keto jane zgjedhore. Vizita e presidetit Surkis duket se ka qene rezultat i nje insistimi nga ana e FSHF prane UEFA-s per te siguruar nderhyrjen e saj ne proces ne menyre te ngjashme me rastin e vitit 2006.  Axhenda e vizites dhe deklarata e publikuar ne fakt nuk te ben te mendosh se FSHF ka arritur ate qe ka dashur.

 Cila eshte arsyeja e kandidimit tuaj per anetar i KE. Kerkoni te sillni ndryshim ne kete institucion dhe cili esht klubi qe ju propozoi.

Me shume se sa nje deshire per t’u kthyer ne organet dtrejtuese te FSHF, kandidimi im eshte nje gjest, nje proteste kunder hierarkise drejtuese e cila sot eshte kthyer ne nje pengese serioze per perparimin dhe zhvillimin e futbollit. Kandidimin e shikoj se pari si nje mjet per te ngritur dhe diskutuar perpara komunitetit te futbollit dhe opinionit publik tema dhe ceshtje problematike te cilat drejtuesit aktuale perpiqen ti lene ne harrese duke perfituar nga rutina e gares dhe tendenca e opinionit publik dhe klubeve per t’u perqendruar shume ne ngjarjet dhe episodet sportive.

Nga ana tjeter une kam investuar shume kohe dhe energji ne futboll, kam vizione dhe ide praktike per te cilat mendoj se mund t’a cojne shpejt perpara futbollin tone i cili ka nevoje te reformohet thelle ne pothuajse cdo sektor.

Nga ana e saj, FSHF ka nevoje te nguteshme te reformohet se pari ne mentalitetin e saj qeverises por dhe per permiresime statutore, institucionale, organizative, njerezore, etj. Per te tejkaluar prapambetjen e trasheguar, problemet aktuale dhe per te qendruar ne lartesine e kerkesave te kohes FSHF duhet te shnderrohet sa me pare ne nje institucion transparent, gjitheperfshires dhe shume me efikas e objektiv se sa ka qene deri me sot.