Zidane qetëson tifozët dhe ..shpirtin: “ S’ka më shitje te Reali”

Trajneri i Realit, Zinedin Zidane, bëri të ditur se asnjë lojtar tjetër nuk do të largohet më nga klubi gjatë këtij sezoni veror transferimesh. Kështu, kjo deklaratë u jep fund spekulimeve për largimin eventual të sulmuesit uellsian, Garet Bejl, nga klubi “mbretëror”. Gjatë kësaj vere, nga Reali janë larguar gjashtë lojtarë, midis tyre Alvaro Morata, Hames Rodrigez, Pepe dhe Danilo. Te Reali, ndërkohë, kanë ardhur futbollistët e rinj dhe të talentuar, Teo Hernandez dhe Sebalos.

Zidane, në uebsajtin zyrtar të Realit, ka vënë në dukje se, deri në fund të sezonit veror, mund të vijë edhe ndonjë përforcim tjetër i ri. “Unë jam shumë i kënaqur me përbërjen e tanishme të ekipit. Unë do të mbështetem te të gjithë lojtarët që kam në dispozicion. Sidoqoftë, pazarin e transferimeve nuk e kontrolloj unë dhe mund të ndodhë edhe ndonjë gjë tjetër deri në fund të sezonit”, theksoi Zidane.

Sfidanti.al