Kampioni aktual i Anglisë, Celsi, e nisi me dëshpërim sezonin e ri të Premier Ligës, duke u mundur 2-3, në fushën e vet, nga ekipi modest i Barnlit, kështu që trajneri italian, Antoni Konte, ngul këmbë që kryesia e “bluve” duhet të sjellë ndonjë përforcim të ri të madh në ekip, ndërsa sezoni veror i transferimeve, gradualisht, po i afrohet fundit.
Mediumet anglezë thonë se objektiv kryesor i Kontes është sulmuesi i Torinos, Andrea Beloti. Me këtë transferim, Konte do të mundë të thyejë rekordin e klubit, duke pasur parasysh se klauzola e blerjes së këtij përfaqësuesi italian vlen 100 milionë euro, ndërkohë që Celsi, sikurse thuhet, është gati që ta paguajë të gjithë këtë shumë.
Sfidanti.al