Zidane: Lojtarë kyç te Reali nuk kanë qenë as Ronaldo dhe as Modriçi

Tre tituj të Ligës së Kampioneve, gjatë dy viteve e gjysmë, fitoi Zinedin Zidane në krye të Realit të Madridit, ndërsa dha dorëheqjen menjëherë sapo fitoi trofeun e tretë. Si arsye kryesore e saj përmendet “ngopja” e tij, ndërkohë që nuk dihet sesa do të vazhdojë pauza që ai ka marrë.
Në një intervistë që ai dha këto ditë në sajtin zyrtar të UEFA-s, në përgjigje të pyejtes se cili ka qenë lojtari kyç te Reali, Zidane tha:
“Unë u kërkoja mesfushorëve të mi, Modriç dhe Kros, që të futeshin sa më thellë në pjesën kundërshtare të fushës, me qëllim që të zotëronin sa më shumë hapësirë në atë pesë. Gjatë kohës që ata bënin manovrimet e tyre në pjesën kundërshtare të fushës, vendin e tyre e zinte Kasemiro që jo vetëm i mbulonte, por edhe i mbështeste ata të dy. Kështu ai vendoste ekuilibrin në mesfushë. Ai, Kasemiro, ishte lojtari kyç në ekip për neve”, vuri në dukje Zidane.
Sfidanti.al