Di Natale kthehet në futboll, por në një rol të ri në stol..

Sulmuesi i njohur italian, Antonio Di Natale, ka vendosur që të kthehet në futboll. Di Natale që një pjesë të karrierës së tij e ka kaluar tek Udineze, gjatë verës së vitit 2016, “i vari në gozhdë’” këpucët e futbollit, por që ai nuk mund të bëjë pa futbollin, e tregon funksioni i tij i ri që ai ka gjetur. Media italiane bën të ditur se Di Natale (40 vjeç) ka vendosur të bëhet pjesë e stafit teknik të klubit Specia, më saktë, ai do të jetë këshilltar i këtij ekipi që konkurron në Serinë B. Rolin e ri Di Natales, në fakt, ia ofroi trajneri i Specias, Paskuale Marino, që ka bashkëpunuar me më (Di Natalen) tek Udineze.
Di Natale është një nga golashënuesit më të mirë të Serisë A të të gjitha kohërave. Në “listën e përjetshmë” ai zë vendin e 6-të me 209 gola, 191 nga të cilët ai i ka shënuar, kur ka luajtur me Udinezen.
Sfidanti.al