Ish-kryeministri dhe ish-pronari i Milanit Silvio Berluskoni mund t’i kthehet futbollit, por kësaj here jo te Milani. Vitin e kaliar, sikurse dihet, Berluskoni ia shiti Milanin një ose disa pasanikëve kinezë për 740 milionë euro, duke i dhënë kështu fund zotërimit të tij shumëvjeçar të klubit të “San Siros”. Bisedimet për shitjen e Milanit, atëkohë, zgjatën dy vite, madje dy herë u ndërprenë, por, më në fund, grupi i investitorëve me pasanikun Jonhong Li në krye e bleu Milanim, por kjo histori u mbyll shumë shpejt, pasi kinezi Li e la, pra, e shiti Milanin, ndërsa ai kishte borxhe të mëdha dhe tani klubi “rosoner” ndodhet në duart e fondit amerikan “Eliot”.
Sidoqoftë, ne e kemi fjalën për Berluskonin, për të cilin historia me Milanin duket se ka mbaruar, ndërkohë që thuhet se ai mund të blejë klubin Monxa. Nëse ai vendos që ta blejë këtë klub, me vete ai do të ketë me siguri “bashkudhëtarin” e tij të pandashëm, Adriano Galiani, që ka qenë njeriu kyç i Berluskonit te Milani.
“Skaj Sporti” bën të ditur se Pepe Di Stefano, Berluskoni dhe Galiani po bisedojnë për blerjen e Monxës që konkurron në Serinë C.
Sfidanti.al