Reali bën “vezën” e artë, 750 milionë euro xhiro në 2017-18

Nuk është “pata” që bën “vezë të arta”, por është një makineri “e artë” që prodhon para. Reali i Madridit mesa duket do të jetë klubi rekordmen i botës për të ardhurat në një sezon, dhe pikërisht në 2017-2018, me shifrën madhështore 750.9 milionë euro. Kjo do të thotë 11.3 për qind më shumë se vjet, ose saktësisht 76.3 për qind më shumë, që është gjithashtu një rekord. Në bazë të sistemit të taksave në Spanjë, Reali kontribuon ndjeshëm tek tatimet dhe sigurimet shoqërore, me një shifër prej 285.4 milionë euro në sezonin që kaloi.

Sfidanti.al