Zidane fiton besimin e Perez; gati rinovimi per trajnerin francez

Zinedine Zidane ka fituar përfundimisht besimin e presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez. Aipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘Marca’, kreu i ‘Los Blancos’ ka vendosur ta konfirmojë francezin në pankinën e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që kontrata e tij skadon në verën e vitit 2018. Gjithnjë sipas ‘Marca’, Perez e vlerësoi në maksimum punën e bërë nga Zidane në administrimim e yjeve të skuadrës së tij si dhe për lidhjen e fortë të krijuar me tifozët dhe shumë shpejt pritet t’i ofrojë atij kontratën e re.

Reali i Madridit këtë sezon është plotësisht në garë për të fituar 2 trofe; kampionatin spanjoll dhe Ligën e Kampioneve. Në La Liga, skuadra merenges është në krye të klasifikimit, ndërsa në Champions, Reali ka mundur të fitojë në Gjermani ndaj Bayernit në ndeshjen e parë cerekfinale 2-1 duke marrë një avantazh për sfidën e kthimit në ‘Santiago Bernabeu’

sfidanti.al