Isko: Reali i Madridit është klubi më i madh në botë, por…

Isko Alarkon tregoi një formë të shkëlqyer në ndeshjen e fundit të Realit ndaj Sportingut të Hihonit, të cilin, mund të thuhet, se ai e mundi pothuajse vetëm, dhe dy golat që ai shënoi e një numër i madh lëvizjesh të mira në fushë ishin një arsye e mjaftueshme që ai të ishte në qendër të bisedave në qarqet sportive të kryeqytetit spanjoll. Ky futbollist ofensiv i Realit, gjatë kohëve të fundit, është bërë shumë aktual, pasi në opinionin publik po qarkullojnë spekulime për një transferim eventual sensacional të tij te Barcelona, por, sidoqoftë, ai vetë i ka përgënjeshtruar spekulime të tilla.

“Në Spanjë, ka shumë gojë të mëdha, por unë prefreroj që të flas më shumë në fushë, vendi, ku unë përpiqem që të jap më të mirën. Unë flas shumë pak jashtë fushës dhe, kur e bëj këtë, mundohem që të tregohem, maksimalisht, profesionist. Gjithnjë, kam thënë se dua të qëndroj te Reali sa më shumë vite, por një gjë unë nuk mund ta kuptoj. Nuk e kuptoj se përse njerëzit habiten që unë kërkoj të luaj më shumë kohë. Në rast se nuk do të besoja se unë e meritoj që të luaj, nuk do t’i thosha kurrë këto fjalë. E kam thënë dhe e përsëris se prioriteti im nr.1 është Reali”, tha Isko mbas ndeshjes në “El Molinon”, ku Reali fitoi 3-2.

Sfidanti.al