Milan dhe Luis Gustavo, një dashuri e shpikur vetëm në letra

Milan nuk ka kontaktuar asnjëherë mesfushorin e Wolfsburgut, Luiz Gustavo, lajmet janë fantazi.

Roger Wittmann, agjent i mesfushorit brazilian, Luiz Gustavo ka thënë se ai asnjëherë nuk është kontaktuar nga drejtuesit e skuadrës së Milanit.

Ai insiston se të gjitha shkrimet e fundit që e lidhin Gustavon me Milanin janë gënjeshtra.

“E vërteta është se nuk ka pasur negociata në mes të Milanit dhe Gustavos. Këto janë gënjeshtra. Ai nuk ka pasur asnjë kontakt”, tha Wittmann për Calciomercato.