Barcelona kur shpohet me gola, beson tek “apokalipsi champions”!

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, pas fitores së fundit ndaj Sosiedadit, tha se në ndeshjen e ardhshme çerekfinale të kthimit të Ligës së Kampioneve kundër Juventusit, ekipi i tij do të bëjë gjithçka që ta kompensojë humbjen 3-0 në ndeshjen e parë në Torino. “Në ndeshjen e ardhshme me Juventusin, ne do të luftojmë deri në fund, deri sa të kemi shanse që të kualifikohemi. Në momente të caktuar, nëse do të jetë e nevojshme, ne do të sulmojmë edhe me tetë futbollistë. Ne nuk kemi se çfarë të humbasim. E rëndësishmë është që lojtarët tanë të kenë besim te vetvetja”, vuri në dukje Luis Enrike.

Ndërsa kërkoi nga tifozët që të tregohen të duruar dhe ta mbështesin më shumë ekipin në fazën përfundimtare të sezonit. “Sezonin e kaluar, ne fituam trofe dhe tifozët janë mësuar që ne të fitojmë gjithnjë, por kjo nuk mund të vazhdojë përjetësisht. Ata duhet të kenë besim te beniaminet e tyre dhe duhet t’i mbështesin ata, edhe kur rezultatet nuk janë ato që dëshirojmë”, tha trajneri i Barcelonës, Enrike.

Sfidanti.al