Zidan s’beson se 4 gola janë krizë për Barcelonën

Zidane ka folur për formën në të cilën po kalon rivali i ekipit të tij, Barcelona.

Përkundër formës jo të mirë të Barcelonës në javët e fundit, strategu francez i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk mendon se ekipi është në krizë, transmeton Express.

Barcelona u turpërua nga PSG me rezultat 4-0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, dhe të dielën mezi fitoi 2-1 ndaj Leganes.

Zidane është pyetur: “A është Barcelona në krizë?”

“Jo”, u përgjigj shkurtimisht Zizu