Zidan e nxjerr nga fusha, Ronaldo tregohet “i lumtur”

Zinedine Zidane ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo do të zëvendësohet kohë pas kohe deri në fund të sezonit

Cristiano Ronaldo bëri paraqitje të mirë në fitoren prej 2:1 të Real Madridit ndaj Athletic Bilbaos, duke dhuruar dy asistime.

Zidane vendosi që ta largojë atë nga loja në minutën e 79’të, me pretendimin se kishte nevojë për këmbë të freskëta, derisa ia kujtoj Ronaldos se tani e tutje kjo gjë mund të ndodhë më shpesh.

“Zëvendësimi i Ronaldos? Kohë pas kohe ai do të zëvendësohet, jam i lumtur me paraqitjen”, tha Zidane.

“Inkuadrova Iscon e Moratan sepse Cristiano dhe Bale kishin dhënë shumë dhe kishim nevojë për këmbë të freskëta”, shtoi Zizu.