Edhe i ati mund të jetë xheloz për të Kasper Shmajhellin!

Portieri danez, Kasper Shmajhell, është një nga “pikat” e rralla të shndritshme në ekipin e Lester Sitit gjatë këtij sezoni. Shmajhelli ka pasur disa probleme dëmtimesh gjatë muajve të fundit, por, sa herë që ka qenë në portë, punën e vet ai e ka kryer shumë mirë. Kjo u pa edhe në ndeshjen (2-0) të Lesterit me Seviljen në Ligën e Kampioneve. Pas informacioneve se atij ia kanë vënë syrin Liverpuli dhe Arsenali, tani, vjen lajmi se atë e do edhe Reali i Madridit. Sipas mediumeve, Reali e ka vendosur Shmajhellin në listën e shkurtër të prioriteteve të verës së ardhshme. Kështu që mund të thuhet se për Kasperin mund të bëhet xheloz edhe vetë i atij i tij, Peter, që, para më shumë se 20 vitesh, shkëlqente, si portier, te Mançester Junajtidi dhe përfaqësuesja e Danimarkës që me të në portë doli kampione e Evropës më 1992.

sfidanti.al