Kylian Mbappé, ylli i Monacos, ka folur për Real Madridin, duke treguar edhe nje sekret .
Ylli i Monacos, Kylian Mbappe ka zbulon diçka interesante për Real Madridin pas ndeshjes miqësore mes Francës dhe Anglisë (3:2), ku shkëlqeu në fushë.
“Real Madridi më ka kërkuar që kur isha 14 vjeç”, ka deklaruar ylli i ri i Francës për mikrofonin e Canal +, përcjell Express.
Por, Mbappé edhe tani kërkohet me ngulm nga kampioni i Spanjës dhe Evropës. Por, ylli i Monacos thotë se nuk ndikohet nga shkrimet e mediave.
“Kur isha i vogël lexoja më shumë shtypin,” tha Mbappé me një ton të humorit. Ndryshe, Mbappé në vitin 2012 ka qenë mysafirë i Real Madridit për tre ditë me radhë.
Mbetet të shihet nëse Mbappé do të mbetet në Monaco, apo do të transferohet në Real Madridi gjatë kësaj vere