Mediumet në Itali shkruajnë se Milani është befasuar dhe zhgënjyer nga sjellja e portierit të vet të ri, Xhixho Donaruma. Ky portier 18-vjeçar i supertalentuar që vjen nga radhët e akademisë së futbollit të Milanit, ende nuk i është përgjigjur ofertës së klubit për kontratën e re. Kontrata e tij e tanishme skadon më 2018 dhe klubi i ka ofruar atij një pagë vjetore prej 4 (katër) milionë eurosh në vit, ndërkohë që i kishte caktuar atij afat që t’i përgjigjej kësaj oferte deri më 13 qershor, para se ai të nisej, në përbërje të ekipit përfaqësues italian nën 21 vjeç, për të marrë pjesë në kampionatin evropian që do të zhvillohet në Poloni, por ai (Donaruma) nuk ai nuk dha asnjë përgjigje.
Sipas “Skaj Sport Italisë”, kryesia e Milanit është shokuar nga një sjellje e tillë e Donarumës, ndërkohë që është e shqetësuar se agjenti kontradiktor, por me influencë, i portierit të ri italian, Mino Rajola, “bën lojra”, duke hyrë në bisedime diskrete me klubet e mëdhenj që janë të interesuar për shërbimet e Donarumës.
Sfidanti.al