Valverde: Duam La Ligën në mesjavë, por mund të mbetemi “thatë”

Barcelona ka shanse të përfundojë në mënyrë madhështore një sezon vërtet shumë të mirë deri tani, por “dhelpra e vjetër”, trajneri Ernesto Valverde, dëshiron t’i dalë përpara çdo të keqeje. “Më pyesin nëse duam që të shpallemi kampionë që të mërkurën, – tha ai, – natyrisht, që ne e duam këtë gjë, pra që ta fitojmë titullin përpara se të luajmë ndaj Liverpulit, por kjo nuk është e sigurt, për më tepër, ne synojmë të tre trofetë, por deri tani nuk kemi fituar asgjë, pra mund të mbetemi me duar bosh”.

Katalanasit luajnë të mërkurën në fushën e Alaveshit, duke pasur 9 pikë epërsi ndaj Atletikos së Madridit. Nëse fitojnë, dhe nëse Atleti nuk ia del ndaj Valencias, atëherë Barça shpallet kampione që këtë mesjavë. Valverde pritet të lerë jashtë skuadrës Usman Dembelenë që nuk është ende në 100 për qind të formës, por edh emesfushorin kroat, Ivan Rakitiç. Po ashtu, mungon Rafinja, ndërsa Vermelen dhe Ymtiti janë në dyshim. Trajneri theksoi, gjithashtu, se për të janë të rëndësishëm të gjithë lojtarët, pra edhe Kutinjo, edhe Dembele, dhe ata mund të luajnë edhe të dy së bashku.

Sfidanti.al