As pas 28 vitesh, Reali i Madridit nuk arrin që ta fitojë një kurrorë të dyfishtë në futbollin spanjoll, pasi, mbrëmë, ai u eliminua nga Selta në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Në fakt, kjo Kupë është, gtjithnjë, një konkurrim që sjell befasira, por, siodoqoftë, për shkak të formatit të saj në Spanjë, ku, zakonisht, luhen nga dy ndeshje, eliminimi i njërit prej ekipeve gjigantë, në çdo rast, përbën një të papritur dhe është në nivelin e sensacionit. Humbja e fundit e Realit, në këto kushte, nuk është ndonjë përjashtim i madh, pavarësisht se ajo u shkaktua nga një ekip që nuk i përket majës së futbollit spanjoll. Selta, gjatë këtij sezoni, e ka treguar veten si një ekip serioz, pasi mposhti 4-3 Barcelonën në kampionat, ndërkohë që, javën e kaluar, festoi edhe kundër Realit në “Bernabe” dhe, pikërisht, ai triumf e solli atë në finale të Kupës.
Por, në rast se kihet parasysh konstruksioni financiar dhe krahasimi, në këtë drejtim, mes të dy klubeve, atëherë, bëhet e qartë se bëhet fjalë për diçka më shumë se sensacion. Mediumet spanjollë, menjhëherë, llogaritën se e gjithë formacioni i parë i Seltës që doli në fushë kundër Realit, vlen rreth 12 milionë euro, ndërsa lojtari më i shtrenjtë i saj është Aspasi (5,3 milionë), kurse gjashtë lojtarë kanë ardhur në ekip pa ndonjë pagesë financiare. Sa për krahasim, vetëm Kazemiro, Kasilja dhe Asensio të formacionit të parë të mbrëmbshëm janë blerë më lirë sa i gjithë ekipi i Seltës. Nga ana tjetër, vetëm Isko i Realit, për shembull, është blerë 27 milionë euro që është sa dyfishi i të gjithë vlerës së ekipit të Seltës!
Sfidanti.al