Novak Gjokoviç ka qenë njeriu i shkëlqyer i tenisit botëror që nga viti 2011, veçse nëse do të bëhej një votim se cila do të i shte finalja më e pritshme, do të dilte ajo Federer-Nadal. E pra, tifozëve i u bë qejfi fillimisht përgjysmë pasi njëri nga gjigandët u kthye në një ndeshje fundore në Grand Slem. Rozher Federer do të luajë të dielën në fushën kryesore të kompleksit “Rod Lejvër”, në finalen e Australian Openit në Melburn.
Federer fitoi derbin zviceran ndaj Stan Vavrinkës në gjysmëfinale, i përkrahur 100 për qind nga publiku australian. Ndeshja zgjati 3 orë e 5 minuta dhe përfundoi pas 5 setesh. Federer fitoi dy të parët, 7-5, 6-3, pastaj Vavrinka barazoi me 6-1 e 6-4, ndërsa setin e fundit e fitoi Rozher 6-3. Ai ka shans të fitojë Grand Slemin e 18-të në karrierë, një rekord më i madh sesa rekordi që mban vetë. Nadal do të ndeshet me bullgarin Dimitrov, në orët e mëngjesit në Shqipëri.