“Treni i çmendur” mban emrin Real Madrid, 54 ndeshje “pa stacion”

Real Madridi nuk di të ndalet, për 54 ndeshje me radhë “Los Blancos” kanë gjetur rrugën drejt portës

Real Madridi ka marrë tri pikë me shumë vështirësi në javen e 32’të në La Liga, duke fituar 3:2 në udhëtim ndaj Sporting Gijon, ku ka shkelqyer loja plot fantazi dhe finese e Iskos.

Real Madridi tashmë ka shënuar në 54 ndeshje radhazi duke vazhduar të zgjerojë rekordin e golave të shënuar në ndeshje të njëpasnjëshme sa i përket klubeve spanjolle.

“Los Blancos” tani synojnë rekordin e Bayern Munich, që kanë shënuar të paktën një gol për 61 ndeshje me radhë.