Çfarë vuajtje e Barcelones me Sociedad, vetëm Mesi lodron..

Lionel Messi ka shënuar dy gola ndaj Real Sociedadit, në ndeshjen që u zhvillua në “Camp Nou”.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, ka shënuar dy gola ndaj Real Sociedad, në sfidën që u zhvillua në “Camp Nou” e cila përfundoi 3:2  per katalanasit që vuajten  aq sa për të kuptuar se me Juventusin duhet të lënë në fushë lëkuren e shtatë për të permbysur 3 golat e Torinos..

Me këto dy gola, Messi ka shkuar në 28 finalizime në La Liga deri më tani këtë edicion, 45 në gjitha garat, duke lënë prapa Ronaldon me 19 finalizime në La Liga, 28 në gjitha garat