Isco është shprehur shumë i lumtur me tri pikët dhe golat që shënoi ndaj Gijonit, pale spektakli i tij.
Real Madridi ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në xhiron e 32’të në La Liga, duke e mposhtur 3:2 në udhëtim Sporting Gijonin, shkruan Gazeta Express.
Në këtë ndeshje shkëlqeu mesfushori spanjoll, Isco, i cili realizoi dy gola, njërin në minutën e 90’të, duek ia siguruar tri pikë Realit.
“Ata na e bën punën shumë të vështirë. Dy herë kaluan në epërsi, por rikthimet janë në shpirtin e Real Madridit dhe fatmirësisht fituam në fund”, tha fillimisht Isco.
“Golat? Kur zbres në fushë mundohem të jap më të mirën për ekipin. Sot isha me fat dhe shënova golin e fitores. Jam këtu të ndihmoj ekipin. Gjithë lojtarët duhet të paraqiten sa më mirë, kurdo që i jepet rasti”, shtoi Isco.