Tenistja e njohur ruse, Maria Sharapova, kritikoi Federatën Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) se nuk e kishte paralajmëruar atë se meldoniumi ishte përfshirë në listën e substancave të ndaluara, por pranoi se kishte gabuar. Ajo pranoi se kishte marrë meldonium, sepse kishte probleme me zemrën, por, ndërkohë, ajo nuk e dinte se kjo substancë ishte e ndaluar. Në fakt, Agjencia e Antidopingut e ka vendosir meldoniumin në listën e substancave të ndaluara në fillim të vitit të kaluar.
“Askush nuk erdhi tek unë që të bisedonte dhe të më paralajmëronte. Në fund, unë gabova”, tha Sharapova që do të marrë pjesë në turneun e Shtutgartit, më 24 prill. Një numër i madh tenistesh e ka kritikuar Maria Sharapovën për sjelljen e saj, ndërkohë që ato kanë vënë në dukje se dënimi i saj ka qenë i butë dhe se ajo nuk duhet të kthehet në fushë kaq shpejt.
sfidanti.al