Tre fjalime të Valverdes për dy fitore të Barçës në “Bernabeu”

Nëse do të ndjekësh 180 minutat, do të shikosh se tensioni i tij ishte i madh, edhe pse rezultati përfundimtar ishte dy fitore, 4-0 golat, kualifikimi për në finalen e Kupës, dhe shkëputje në kampionat. Ernesto Valverde duket shumë më i ambientuar me Barcelonën këtë sezon që të pranojë “gjysmë suksese”.

Mediat spanjolle shkruajnë se trajneri “azulgrana” mbajti tre fjalime përpara lojtarëve të tij, në mënyrë që të arriheshin fitoret ndaj Realit në “Santiago Bernabeu”. Fjalimi i parë në pushim të ndeshjes së Kupës, mbrëmjen e së mërkurës. “Jemi për faqe të zezë dhe duhet të ndryshojmë, – tha ai me ton, i zemëruar, – nëse nuk kemi humbur deri tani, ka ndodhur sepse kemi pasur fat. Reagoni”.  Reagimi ndodhi dhe katalanasit fituan 3-0 një ndeshje që normalisht duhej ta kishin humbur, ose minimalisht ta barazonin.

Fjalimi i dytë ishte që të premten, një ditë para ndeshjes së kampionatit. Valverde kërkoi që lojtarët e tij të bënin më shumë presion deri afër portës madrilene, ndërsa bëri ndryshime taktike. Zhvendosi Rakitiçin në ndihmë të Sergi Robertos për të ndaluar Vinisiusin. Fjalimi i tretë dhe i fundit u mbajt përpara ndeshjes. “Dua që të luani me ritëm dhe me presion, – tha ai, – dua që të gjithë jut ë vraponi më shumë”. Tonet ishin të forta, por lojtarët e kuptuan se trajneri kishte të drejtë.

Sfidanti.al