Tifozët e Realit nuk dyshojnë për fajtorin, ai është Perezi!

Për plot 86.25 për qind, vlen shprehja “peshku qelbet nga koka”. Ishin më shumë se 56 000 tifozë të Realit, përkatësisht lexues të gazetës “AS”, që cilësuan fajtor presidentin Florentino Perez për situatën që po kalon skuadra e tyre. Vetëm 13.75 për qind u përgjigjën se fajin kryesor e ka trajneri Hulen Lopetegi, pra diçka më shumë se 8 900 vetë. Një sondazh i rëndësishëm ku morën pjesë gati 70 000 lexues të “AS”-it, dhe që tregon sesi shihet kriza e Realit nga “brenda shtëpisë”, pra nga Madridi.

Padyshim, tifozët e fajësojnë Perezin se nuk gjeti zëvendësuesin e duhur për Kristiano Ronaldon e larguar, që nuk arriti të mbante Zidanin në stol, dhe që po pret shumë për të bërë “goditje të mëdha”. Skuadra është 4 pikë prapa kreut të La Ligës që mbahet nga Barcelona.

Sfidanti.al