Futbolli ka hyrë në epokën e ndryshimeve dhe po bëhet gjithnjë e më shumë social. Kjo është ajo që ka thënë Arsen venger në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’ duke përshkruar të gjitha perceptimet në lidhje me atë që po ndodh në jetën e përditshme ku teknologjia po zë gjithnjë e më shumë vend
‘në 5 vitet e ardhshme, zëvendësimet në fushën e lojës gjatë një ndeshje futbollit mund të vendosen nga rrjetet sociale-tha Venger-ndoshta do të bëhet një votim në pushimin mes dy pjesëve ku do të vendoset se cilët lojtarë do të lënë fushën e lojës dhe cilët do të vazhdojnë të jenë në formacion në pjesën e dytë’
Ish trajneri i Arsenalit i ka të qarta idetë në lidhje me atë që pritet të ndodhë. ‘Pushteti i klubeve vetëm sa do të dobësohet-vijoi Venger-Ja se përse drejtuesit e klubeve duhet të jenë më të fortë për të përballuar sfidat ndaj faktorëve influentë të jashtëm’
Gjatë muajve të verës bëri bujë kalimi i Kristiano Ronaldos te Juventusi dhe Venger e kishte dicka për të thënë edhe për këtë aspekt.
‘Nëse Ronaldo lë Realin për Juventusin, tifozët e tij do ta ndjekin edhe në Itali-tha Venger-publiku ndërkombëtar është më shumë i interesuar për futbollistët sesa për klubin dhe kjo u jep shumë pushtet lojtarëve. Nejmar ka rreth 170 milionë fansa dhe ai i vetëm është më i fortë se i gjithë kampionati francez’.
sfidanti.al