Superkupa merr valixhet… për herë të parë jashtë Spanjës!

Këtë vit, Superkupa e Spanjës, për të cilën do të luajnë Barcelona dhe Sevilja, do të zhvillohet më 12 gusht në Marok, në stadiumin “Tanzhier” me kapacitet prej 45 000 vendesh. Deri tani, në këtë konkurrim janë luajtur nga dy ndeshje, ndërsa sivjet vetëm një ndeshjenë një fushë neutrale.
Deri tani, në historinë e Superkupës së Spanjës, atë më shumë herë e ka fituar Barcelona – 12 herë, kurse Sevilja vetëm një herë, para 11 vitesh, në vitin 2007.
Sfidanti.al