Liverpuli, para gjashtë muajsh, e bëri Virgil Van Dajkun futbollistin mbrojtës më të shtrenjtë në historinë e futbollit, kurse tani ai ka në portën e tij edhe portierin më të shtrenjtë në botë. Alison Beker që u bashkua me Liverpulin para tri ditësh, kishte refuzuar disa oferta tunduese, para se të vendoste që ta vazhdonte karrierën e vet në “Enfild Roud”. Ai thotë se një meritë të madhe që ai u bashkua me “të kuqtë” liverpulas, ka bashkëlojtari i tij në përfaqësuesen e Brazilit, Firminjo.
“Me Firminjon, unë fola para se punët të merrnin rrugën e tyre. Kur bisedimet u bënë zyrtare, unë u konsultova edhe një herë tjetër me të dhe ai më tregoi shumë gjëra të mira për klubin e Liverpulit. Ai më tha se ndjehej atje si në shtëpin e vet, se të gjithë e duan, si tifozët, ashtu edhe lojtarët. Ai më tha se unë do të ndjehesha mjaft mirë te Liverpuli”, tha portieri brazilian, Alison, që nënshkroi me “të kuqtë” një kontratë pesëvjeçare, ndërkohë që Roma nga transferimi i tij arkëtoi 67 milionë euro.
Sfidanti.al