Reali i Madridit presantoi një portier të ri dhe fjala nuk është për portierët e njohur me përvojë si belgu Tibo Kurtua ose spanjolli David De Hea, por për djaloshin e ri të talentuar ukrainas, Andrej Lunin. Kontrata me këtë tinejxher 19-vjeçar ka një kohëzgjatje gjashtëvjeçare. Sigurisht që ai tani do të jetë rezervë, pavarësisht se kush do të jetë portieri nr.1 sezonin e ardhshëm te klubi “mbretëror”.
Djaloshi i ri nga Ukraina erdhi te Reali që të zejë vendin e vet, por, ndërkohë, sikurse thuhet, vazhdojnë bisedimet mes Realit dhe Çelsit për sjelljen në “Santiago Bernabe” të portierit kryesor të “bluve” të Londrës, Tubo Kurtoa.
Sfidanti.al