Janari nuk ishte si qershori, korriku apo gushti, por nuk ishte as si janari i kaluar Klubet spanjolle u kursyen më shumë dhe, ndonëse patën plot 51 transferime, shpenzuan më pak se 100 milionë euro. Mesatarja, 2 milionë euro për lojtar.
Janarin e kaluar, vetëm Filip Kutinjo i kushtoi Barcelonës 120 milionë euro (pa llogaritur pjesën tjetër që është në pagim e sipër ndaj Liverpulit). Në total, vjet, 20 klubet e La Ligës nxorrën nga bankat rreth 300 milionë euro.
Përveç uljes së shpenzimeve gjithsej, bie në sy tendenca e Barcelonës për të pasur mbrojtës të qendrës. Afrimi në janar i Kler Todibos bëri që trajneri Valverde të ketë në skuadër 6 lojtarë të tillë, pra tre çifte nëse mund të shprehemi kështu. Këta janë Pike, Ymtiti (i dëmtuar), Lengle, Vermelen (dëmtohet shpesh), Murijo dhe Todibo.
Sfidanti.al