Rajkard, misteri i largimit nga futbolli për legjendën e Holandës

Si lojtar “e piu gotën deri në fund”. Frenk Rajkard e shijoi futbollin me Ajaksin dhe Milanin deri në moshën 33-vjeçare, dhe bindja ishte që do të bëhej një trajner i madh. Holandezi u bë i tillë, duke drejtuar Holandën në Euro 2000, por sidomos në stolin e Barcelonës në vitet 2003-2008, veçse që nga viti 2013 është zhdukur totalisht nga skena. Madje, përsa i përket sukseseve, ajo skenë nuk ekziston që prej 2008-ës.

Jo vetëm kaq, por ish-mesfushori dhe ish-qendërmbrojtësi i jashtëzakonshëm nuk ka asnjë rol tjetër në futboll, edhe pse Ajaksi e ka ftuar shpesh. As nuk duket në studiot televizive ai analist, madje ai nuk gjendet as në rrjetet sociale. Mosha 56-vjeçare nuk është tepër e madhe për t’u tërhequr nga jeta publike, sidomos për një njeri që është mësuar i tillë që kur ka qenë adoleshent.

“Unë vendosa të ndjek rritjen e fëmijëve të mi ditë pas dite, – thekson Rajkardi, në një intervistë për gazetën holandeze “De Telegraf”, – vendosa të mos punoja më trajner pikërisht sepse doja të kisha përparësi të tjera në jetë. Të merrem me fëmijët e mi, është një fat i një niveli tjetër”. Një ditë, thotë Rajkardi, mund të kthehem në futboll, por nuk do të jem më trajner.

Sfidanti.al