Barcelona ndodhet në krizë, duke qenë se në tre ndeshjet e fundit nuk ka asnjë fitore (dy barazime dhe një humbje), duke e tronditur stolin e drejtimit të Ernesto Valverdes. Media spanjolle po shkruan ditët e fundit se kush do të mund ta zëvendësojë Valverden, në rast se shërbimet e tij refuzohen nga kryesia e klubit katalonjas.
Më para, si emra eventualë janë përmendur ato të Arsen Vengerit dhe të Zhoze Murinjos, kurse tani në dritë doli edhe emri i Tieri Anris. Ky lajm i ka befasuar tifozët në kuptimin e mirë të fjalës dhe tani mbetet të shihet, nëse shkarkimi i Valverdes do të mund të ndodhë, a do të pranojë Anri që ta marrë postin e drejtimit të Barcelonës, ndërkohë që, tani për tani, ai është angazhuar si ndihmëstrajner i përfaqësueses së Belgjikës.
Sfidanti.al