Akinfejevi preku qiellin e 7-të me Rusinë, jepini gozhdën për kupucët!

Portieri rus Igor Akinfejev deklaroi përfundimin e pjesëmarrjes së tij në përfaqësuesen e Rusisë, me të cilën ai ka luajtur pa ndërprerje në formacion që nga viti 2004, ndërkohë që ai luajti me mjaft siguri në Botërorin e fundit që u zhvillua në Rusi. Tani, Akinfejevi do të përqëndrohet te klubi i tij aktual, CSKA e Moskës.
Akifejevevi 32-vjeçar për herë të parë doli në fushë në përbërje të përfaqësueses ruse në vitin 2004 dhe që nga ajo koha ai ka luajtur në 110 ndeshje, në të cilat ka pësuar 95 gola. Në vitin 2008, ai ishte në portë në Evropianin e atij viti, kur Rusia fitoi medaljen e bronzit.
“Për mua ishtë një nder i madh që të luaja me përfaqësuesen e Rusisë në kampionatin e fundit botëror në cilësinë e kapitenit të ekipit. Ta them me ndershmëri, unë nuk e prisja një nder të tillë. Por kjo ndodhi, duke shënuar kulmin e karrierës sime në kombetaren tonë”, theksohej në deklaratën e Akinfejevit, të publikuar në sajtin zyrtar të CSKA-s së Moskës. Kontrata aktuale e Akinfejevit me këtë klub është deri në fund të sezonit 2021/22.
Në Botërorin e fundit në Rusi, përfaqësuesja ruse arriti deri në çerekfinale dhe Akinfejevi ishte një nga të merituarit për arritjen e këtij suksesi. Ai ishtë portier në të gjitha ndeshjet, ndërsa në 1/8 e finaleve në ndeshjen kundër Spanjës në serinë e penalltive mbasi ndeshja doli në barazim, ai priti dy 11-metërsha, duke e kaluar ekipin e vet në fazën e mëtejshme. Ai ishte lojtari më i mirë në fushë.
Sfidanti.al