Ky Juventusi ka dale në gjueti për të gjetur “Ronaldo” nga Amerika

Duket se Juventuesi kampion i padiskutueshëm i Italisë nuk ka konkurrent as këtë sezon për titullin e radhës në Serinë A, kështu që ai objektiv kryesor ka trofeun e Ligës së Kampioneve. Në këto kushte, kryesia e klubit torinez po sheh mundësinë e sjelljes së përforcimeve të reja në ekip dhe një nga objektivat kryesorë është sulmuesi anësor i Borusias së Dortmundit, Kristian Pulishiç.
Ky pjesëtar i përfaqësueses së SHBA-së ndodhet në një formë të shkëlqyer dhe me Borusian kontrata e tij është deri më 2020 që do të thotë se, mbas mbarimit të këtij sezoni, ai do të hyjë në vitin e fundit të kontratës që mund ta shfrytëzojë Juventusi që ta marrë në radhët e veta këtë futbollit të ri të talentuar.
Sfidanti.al