Trajneri i Barcelonës foli gjatë për rifillimin e sezonit në një emision të Radio Markës, dhe në fjalët e tij pati mjaft nota sinqeriteti. “Preferoj më mirë të luaj përpara Realit sesa pas tij, – tha ai, – e vetmja gjë që nuk më pëlqen, është të luaj në orën 22:00”. i pyetur për ndikimin që mund të ketë fakti se Madridi do të luajë në “Valdebebas”, e jo në “Santiago Bernabeu”, Setieni theksoi se kjo mund të ndikojë (kuptohet, për keq), dhe tha se “shpresoj që kjo të ndikojë”.
Tekniku katalanas u shpreh i kënaqur me pozitën në renditje duke deklaruar se “më mirë të jemi 2 pikë para sesa të jemi në pozitat e Realit”. Përsa i përket Mesit, ai pohoi se pati probleme të vogla fizike, por tani është mirë. “Më mirë të pushonte sesa të rrezikonim të mos luante 2 javë, që do të thotë 4 ndeshje”, – ishin fjalët e Setienit.
Sfidanti.al