S’eshte bombë tymuese: Barcelona merret vesh me Kutinjon

Mediumet në Katalonjë publikuan një “skup” të vërtetë, duke pretenduar se Barcelona ka arritur që të merret vesh për kushtet personale me Kutinjon dhe se ky i fundit ndodhet në rrugën e transferimit nga Liverpuli për tek ekipi katalonjas. Radiostacioni “RAC 1” njoftoi, dje, se Barcelona është marrë veshpër të gjithë kushtet me vetë Kutinjon dhe se, tani, ka mbetur vetëm që të gjendet gjuha e përbashkët më Liverpulin. Para disa ditësh, ky i fundit refuzoi ofertën prej 75 milionë eurosh për njërin nga lojtarët e vetë më të mirë, por në Britani besojnë se transferimi mund të realizohet për 80 milionë euro, ndërkohë që “të kuqtë” kanë bërë të ditur se nuk do ta lëshojnë Kutinjon për më pak se 100 milionë euro.

Bisedimet, në fakt, po vazhdojnë dhe ka mundësi që, deri në fund të javës, Kutinjo të bëhet lojtar i Barcelonës, ndërkohë që media sportive shkruan se ardhja e tij do të varet shumë nga largimi ose jo i Nejmarit nga Barcelona.

Sfidanti.al