Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, i ka shtuar trupit të tij edhe disa tatuazhe, shkruan Gazeta Express.
Ramos e ka shpëtuar disa herë Real Madridin në minutat e fundit të ndeshjes, duke shënuar gola shumë vendimtarë, të njëjtën gjë e bëri javën e kaluar në “Camp Nou” dhe dy ditë më parë në “Santiago Bernabeu” ndaj Deportivos.
Pikërisht për këtë, ai ka bërë tatuazh në dorën e majtë ku ka shkruar numrat 35, 90+, 32 dhe 19.
Numri 32 dhe 35 është i fanellës kur ai ishte te Sevilla, numri 19 është i vjetëve të debitimit me Kombëtaren e Spanjës, derisa 90+ simbolizon golat që po i shënon në minutat e fundit të ndeshjeve.