Më në fund është edhe pjesë e rekordit, dhe ka luajtur po aq derbi sa ata. Sergio Ramos është ende në fushë, por që tani mund të matet me legjendat e historisë Realit si Fransisko Gento dhe Manolo Sançis. Që të tre kanë luajtur nga 42 herë në duelin Real-Atletiko. Si lojtar, Ramosi ka luajtur edhe më shumë ndaj Atletikos, edhe 2 herë të tjera, por duke qenë me Seviljen. Karim Benzema është pas legjendave me 34 ndeshje në derbi, ndërsa mesfushori Koke i Atletikos ka 29. Ndër futbollistët bardhekuq, më shumë duele të tillë ka zhvilluar Adelardo Rodrigez, 35.
“Jam shumë i kënaqur, por sidomos për ekipin, – tha Ramosi, – është një ndeshje shumë e veçantë për të qenë një derbi. Është një kënaqësi që të vazhdosh të ndjekësh rekordet, dhe të arrish apo të kalosh të tillë si Gento e Sançiz është një nder i madh. Gjithsesi, dita është e veçantë për shkak të fitores. Për fat, Zidan bëri ndryshime në pjesën e dytë, dhe kjo na dha mundësi që të fitonim”. Ramosi, po ashtu, është lojtari me më shumë “El Klasiko” në histori, 43!
Sfidanti.al