Disfata me Betisin do të thotë edhe dështim për të vendosur rekordin e ri botëror. Reali nuk arriti dot shifrën e 74 ndeshjeve radhazi duke shënuar gol, dhe u detyrua të kënaqej që ta ndante këtë arritje me Santosin e Pelesë të viteve 1962-1963. Madrilenët e nisën këtë “vrapim” të madh në stadiumin “Anoeta” të San Sebastianit në 30 prill 2016 (1-0 Bejl), dhe përfundoi po në “Anoeta” këtë fundjavë (2-1 Majoral). Pavarësisht nga shija e humbjes që provoi dhe pavarësisht nga dëshpërimi që nuk theu dot rekordin, Reali mund të jetë krenar pasi është në të njëjtën lartësi si Santosi i famshëm i Pelesë që në atë periudhë fitoi kampionatin brazilian, Kupën Libertadores dhe Kupën Interkontinentale. Madrilenët fillimisht kaluan rekordin spanjoll të Barcelonës me 44 ndeshje radhazi me gol, pastaj atë europian të Bajernit me 61.
Sfidanti.al