Shprehja është e Zhoze Murinjos. “Ne ndihemi të lumtur në këto momente që po luajmë futboll, dhe kjo është gjithçka që unë kërkoj nga lojtarët e mi”, – tha trajneri portugez. Mançester Junajtid kaloi 4-1 Barton Albionin në Kupën e Ligës dhe “djajtë e kuq” kaluan në raundin tjetër duke dhënë spektakël në “Old Traford”. Edhe pse Murinjo kishte lënë në stol Lukakun, Felainin, ndërsa Pogba mbetet i dëmtuar, sërish Junajtid nuk e pati problem me Markus Rashfordin që shënoi 2 gola, por edhe me sulmuesit Antoni Marsial dhe Xhesi Lingard që gjithashtu e dërguan topin në rrjetë.
I lumtur me futbollin edhe Miçi Baçuai që shënoi 3 gola për Çelsin ndaj Notingem Forestit, në suksesin 5-1. Edhe Antonio Konte bëri rotacion me Eden Hazarin që më në fund u kthye nga dëmtimi. i lumturi i tretë i Kupës së Ligës ishte Leroi Sane i Mançester Sitit. Sulmuesi shënoi të dy golat për ekipin e Guardiolës në fushën e Uest Bromit, një përballje ku Aguero u kursye dhe ku Jaja Ture bëri një paraqitje të mirë.
Sfidanti.al