Reali vlen edhe pa Championsin, 1.6 miliardë euro nga Adidasi

“El Klasiko” luhet në fushë, por edhe në firmosjen e kontratave, dhe nëse duelin e parë e ka fituar plotësisht Barcelona, llogaritë në bankë vazhdon t’i ketë më të mira Reali. Klubi madrilen, edhe pse u eleminua nga Championsi, dhe nuk ka shanse për tituj këtë sezon, arriti një marrëveshje të madhe me Adidasin, si sponsor teknik. Kontrata e re vlen 1.6 miliardë euro në 12 vitet e ardhshme, pra 120 milionë euro në sezon. Kjo është një rritje e rëndësishme në krahasim me akordin e vjetër, që përfundonte vitin e ardhshëm.

Barcelona, nga ana e saj, rinovoi më herët me Najkun (Nike) deri në 2028, me një shifër pak më të vogël sesa madrilenët. Bajerni, Mançester Junajtidi dhe Arsenali janë klubet e tjerë të rëndësishëm të Adidasit, ndërsa Najku ka edhe Paris SG, Çelsin, Totenhemin, Atletikon e Madridit apo Interin.

Sfidanti.al