Këto ditë Kristiano Ronaldo ka fituar vëmendjen më të madhe në median sportive për shkak edhe të eliminimit të Juventusit në Ligën e Kampioneve nga Ajaksi. Kjo disfatë e bardhezinjve ishte një suprizë pasi në Torino shpresohej që ardhja e Ronaldos të thyente më në fund mallkimin Champions.
Tashmë në median italiane flitet se Ronaldo nuk do ta përmbushë kontratën e tij me Juventusin që skadon në vitin 2022, ndërkohë që investimet e bëra për të nuk janë të pakta. por sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, Juventus do ta mbulojë të gjithë këtë shpenzim nëpërmjet stadiumit të tij në harkun e dy viteve
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Allianz Stadium arkëtoi 60.5 milionë Euro të ardhura në sezonin e parë të Ronaldos me fanelën bardhezi teksa regjistroi një rritje me 40% të të ardhurave nga shitjet e biletave dhe abonimet.
Vlen të kujtohet se Juventusi e bleu Kristiano Ronaldon nhga Reali i Madridit për 117 milionë Euro dhe kjo të bën të mendosh që në sezonin e ardhshëm i gjithë ky investim të jetë mbuluar krejtësisht.
sfidanti.al